Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani u vranë në atentatin e Rinasit/ Dosja i kalon SPAK

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani u vranë në atentatin e Rinasit/ Dosja i kalon SPAK

Atentati i Rinasit me dy viktima, Gilmando Dani dhe Muci Sheqeri prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen për kompetencë SPAK, pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2025, teksa prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar është struktura e posaccme. Tek atentati që u regjistrua tek rrethrrotullimi i Rinasit humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri. Çfarë ndodhi në Rinas? Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, është ekzekutuar mesditën e 11 nëntorit 2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit, në një atentat mafioz, ku mbeti i plagosur edhe miku i tij, Muçi Shaljani i njohur edhe me mbiemrin Sheqeri. Shaljani...