Gent Sejko takim me Drejtoreshën e AMF: Bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër edhe të integrimit europian
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi zhvillimet kryesore të ekonomisë shqiptare, duke u ndalur në ecurinë e aktivitetit ekonomik, situatën financiare dhe perspektivën e tyre afatmesme, gjatë një takimi me Drejtoreshën e re Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali. Ai u ndal te masat dhe ndryshimet e fundit rregullatore të ndërmarra me synim forcimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe rritjen e transparencës në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve financiare dhe klientëve të tyre. Sejko dhe Xhemali diskutuan mbi zhvillimet që lidhen me ndërveprimin në rritje ndërmjet sektorit bankar dhe atij jobankar, në kushtet e krijimit dhe konsolidimit të grupeve financiare me veprimtari ndërsektoriale. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e shkëmbimit të informacioneve lidhur me metodologjitë e përgatitjes së të dhënave statistikore...
Burimi:
kohajone.com