Gazi lotsjellës kishte skaduar/ Policia gjen zgjidhjen, e hedh mbi protestuesit e opozitës

Gazi lotsjellës kishte skaduar/ Policia gjen zgjidhjen, e hedh mbi protestuesit e opozitës

Gjatë protestës së sotme të opozitës, gazetarët kanë vënë në dukje se, gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh. Policia përdori në masë të madhe hedhjen e gazit lotsjellës drejt protestuesve si te Kryeministria ashtu edhe para ambienteve të Kuvendit, për të shpërndarë qytetarët. Gazi lotsjellës i skaduar, hedhur nga policia drejt protestusve e bën atë edhe më të rrezikshëm për qytetarët që u prekën prej tij. Nga ana tjetër protestuesit u përgjigjën me sende të forta, përfshirë edhe gurët e trotuareve dhe hedhja e molotovit ndaj efektivëve të policisë.