Gazetarja venezueliane: Nuk raportojmë dot as faktet, mund të na arrestojnë!
“Jam presidenti i Venezuelës dhe nuk pranoj fajin”. Kjo është ajo që deklaroi Nicolas Maduro kur u paraqit për herë të parë në Gjykatën e Nju Jorkut dhe u njoh me aktakuzën që rëndon ndaj tij për përfshirje në narko-terrorizëm dhe posedim të armëve dhe pajisjeve shkatërruese. Dhe, si duket, njerëzit e tij në Venezuelë do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur pushtetin e tij. Një gazetare nga Venezuela, Sisi De Flavis, thotë se grupi i armatosur i Maduros, “El Colectivo”, ndodhet tashmë në terren pasi iu është dhënë liri nga zëvendëspresidentja e vendit, Delcy Rodriguez. Po ashtu, gazetarja De Flavis tregon për Off the Record, se të paktën për ditën e sotme është e detyruar që t’i anulojë të gjitha intervistat e saj për...
Burimi:
kohajone.com