Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal për 21 Janarin: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, dorëzon audio-përgjimin origjinal për 21 Janarin: Vrasjet nuk janë kryer nga pakujdesia, por me urdhër

Gazetari Artan Hoxha u paraqit këtë të hënë në SPAK. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai është paraqitur pranë Prokurorisë, për të dorëzuar audio-përgjimin origjinal të 21 Janarit, protestën ku u vranë katër persona. Pasi doli nga SPAK, Artan Hoxha dha një prononcim për mediat ku u shpreh se materiali i dorëzuar sot është kaseta origjinale e regjistruar në audio ku dëgjohen qartësisht urdhrat që janë dhënë nga komandanti i Gardës, para gjatë dhe pas momentit kur ndodhën vrasjet në 21 janar. Më tej ai shton se sipas audio regjistrimit, ‘vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia por me urdhër’. “Ka qenë një deklarim i gjatë në lidhje me procedimin që ka hapur SPAK.  Unë pata paraqitur një kasetë, dhashë edhe deklarimet për ngjarjet konkrete. Në...