Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve
Tonin Voci, është kandidati i cili kryeson listën, në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve në media, Voci është kandidatura që ka fituar më shumë pikë, i cili është renditur i pari, ndërkohë që pas tij është Lorenc Panganika që është vlerësuar me pikavarazh të lartë. Ndërkohë, po sipas raportimeve, tre emrat e parë në listë janë dërguar nga ministri i Brendshëm, Lamallari në tavolinën e Ramës, i cili do të vendosë emrin e kandidatit fitues sipas preferencës së tij. Gara për kandidatët Largimi i Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars hapi zyrtarisht garën për zgjedhjen e kryepolicit të ri, një proces që tashmë ka hyrë në fazën më vendimtare. Pas filtrit të aplikimeve dhe...
Burimi:
sot.com.al