Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, përfundon pas 9 orësh intervistimi i 14 kandidatëve

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, përfundon pas 9 orësh intervistimi i 14 kandidatëve

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Pas më shumë së 9 orësh ka përfunduar intervistimi i 14 kandidatëve në garë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit. Intervistimi filloi sot në në orën 09:30, duke përmbyllur kështu fazën finale të këtij procesi. Komisioni, i ngritur nga Ministria e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e përgjithshme e ministrisë Kledia Ngjela dhe kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Policisë (AMP), Eduart Merkaj do të ketë në dispozicion 48 orë për të shpallur rezultatet dhe pikët përkatëse për secilin kandidat. Pas kësaj, Komisioni i Posaçëm i dorëzon në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar. Më pas Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave kandidaturat dhe vendimi merret nga...