Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve
Tonin Voci rezulton aktualisht kandidati më i favorizuar për drejtimin e Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve mediatike, ai ka grumbulluar pikët më të larta në procesin e vlerësimit, duke u renditur në vendin e parë. Pas tij vjen Lorenc Panganika, i cili gjithashtu ka marrë një vlerësim të lartë. Tre kandidatët kryesorë i janë paraqitur nga ministri i Brendshëm, Lamallari, kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit pritet të marrë vendimin përfundimtar, duke zgjedhur emrin që do të drejtojë institucionin. Procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri u hap pas largimit të Ilir Proda më 1 mars, duke hyrë tashmë në fazën më vendimtare. Pas verifikimeve ligjore dhe shqyrtimit të aplikimeve, 14 kandidatë kaluan në fazën finale, ku iu nënshtruan testimit përfundimtar në Ministrinë e Brendshme....
Burimi:
kohajone.com