Fusnin drogë në burg! Arrestohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe një efektiv policie

Fusnin drogë në burg! Arrestohen 3 persona në Elbasan, mes tyre edhe një efektiv policie

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve. Në pranga me masë arrest në burg në mungesë janë vënë një punonjës policie në IEVP Elbasan, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit. Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar. Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim me personin e jashtëm dhe të paraburgosurin. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për: N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan E.K., familjare e një të paraburgosuri G.S., i paraburgosur në...