“Fushata mashtruese në WhatsApp”/ Policia e Shtetit apel qytetarëve: Mos klikoni në mesazhe të dyshimta
Policia e Shtetit informon qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”, e cila synon marrjen e kontrollit të llogarive të përdoruesve. Njoftimi: Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”. Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij. Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për...
Burimi:
top-channel.tv