Furgoni del nga rruga, aksident me vdekje
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës. Një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit, shtetasit Arjan Ç. Ende nuk dihet nëse në momentin e aksidentit në furgon ndodheshin dhe pasagjerë të tjerë. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit fatal
Burimi:
kohajone.com