Fundoset anija e mallrave në Greqi, ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, shpëtohen 9 anëtarët e ekuipazhit

Fundoset anija e mallrave në Greqi, ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, shpëtohen 9 anëtarët e ekuipazhit

Një anije mallrash është fundosur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në ujërat greke, në veri të ishullit Andros, duke vënë në lëvizje autoritetet portuale. Anija, me flamur të Vanuatu-së, ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukraina dhe transportonte rreth 8 mijë tonë sodë. Ajo u përplas me shkëmbinjtë në një zonë të vështirë bregdetare, duke pësuar dëme të rënda që çuan në fundosjen e saj. Në bord ndodheshin 9 anëtarë ekuipazhi, 8 shtetas turq dhe 1 nga Azerbajxhani. Të gjithë u shpëtuan me sukses në një operacion të koordinuar nga Roja Bregdetare Greke. Dy marinarë u nxorën nga deti nga një mjet patrullimi, ndërsa shtatë të tjerët u gjetën dhe u evakuuan nga një zonë shkëmbore e paarritshme në ishull. Të mbijetuarit...