Fundjavë me diell dhe e ngrohtë, termometri do të arrijë vlerën 23 gradë Celsius. Parashikimi i motit për javën që vjen

Fundjavë me diell dhe e ngrohtë, termometri do të arrijë vlerën 23 gradë Celsius. Parashikimi i motit për javën që vjen

Fundjava në vendin tonë parashikohet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel, tregoi se si do të jetë moti edhe në javën e ardhshme. Sipas parashikimeve, vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore, ku priten edhe reshje të izoluara shiu. Në pjesën tjetër të territorit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë, duke arritur deri në 22-23 gradë Celsius gjatë fundjavës. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në momente të caktuara mund të arrijë deri në 17 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë 3 deri në...