Fundjava me diell dhe shi, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë Celsius. Parashikimi i motit për fundjavën
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditëve në vijim. Elvi Jahaj, sinoptikan i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Top Channel tha se moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në disa zona priten edhe rrebeshe e shtrëngata. Gjatë fundjavës, moti mbetet i paqëndrueshëm. Të shtunën parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa pjesa e parë e ditës do të shoqërohet me reshje shiu. Ndërkohë, të dielën moti pritet të jetë më i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Edhe fillimi i javës së ardhshme do të sjellë intervale me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në pjesën më të madhe...
Burimi:
top-channel.tv