Franc Çopja shpallet fajtor! Gjykata e Brukselit: Të dhënat në ‘Sky ECC’ për vrasjen e Ardit Spahiut, të besueshme

Franc Çopja shpallet fajtor! Gjykata e Brukselit: Të dhënat në ‘Sky ECC’ për vrasjen e Ardit Spahiut, të besueshme

Franc Çopja dhe Ardit Spahiu BRUKSEL-Gjykata në Bruksel ka vendosur se të dhënat e nxjerra nga aplikacioni i koduar Sky ECC janë të besueshme dhe mund të përdoren si prova në procesin për vrasjen e Ardit Spahiut, e ndodhur më 27 nëntor 2020. Sipas vendimit, “asgjë nuk sugjeron që të dhënat e Sky ECC janë të pabesueshme”. Mesazhet e dërguara përmes këtij aplikacioni, të cilat u deshifruan nga policia në vitin 2021, u përdorën si provë kryesore në gjyq. Në përfundim, gjashtë nga nëntë të pandehurit, mes tyre Franc Çopja u shpallën fajtorë, ndërsa tre të tjerë u shpallën të pafajshëm. Konkretisht Franc Gergely- Çopja (33 vjeç), Mikael Qosja (38 vjeç), Elton Roci (48 vjeç), Eljo Bitri (38 vjeç), Elvis Murataj (50 vjeç) dhe Flobenc Mecja (43 vjeç) u...