Fotot/ Autoboti i policisë me ujë përfshihet nga flakët, çfarë nuk u pa nga protesta e PD
Opozita organizoi protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, e shoqëruar me tensione e trazira. Si gjithmonë protesta para Kryeministrisë, ku me të përfunduar fjalën kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha filloi hedhja e fishekzjarrëve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë. Forcat policore që e kishin rrethuar atë u përgjigjen menjëherë më ujë drejt protestuesve duke i shpërndarë ata. Pas trazirave në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ protestuesit e udhëhequr nga kryedemokrati, Sali Berisha filluan marshimin drejt Kuvendit, ku vijuan hedhjet e molotovëve ne drejtim të Parlamentit, të cilave policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Për shkak të molotovëve u përfshi nga flakët edhe autoboti i policisë që shpërndante me ujë protestuesit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv