FOTOLAJM/ Në kohën e ajrimit, ish-ministri Beqaj luan shah në burgun e Durrësit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vijon të ndodhet në paraburgim me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime të zgjeruara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë javës që lamë pas, teksa gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ndodhej pranë ambienteve të burgut të Durrësit për të xhiruar, ka arritur që të pikasë në ambientet e ajrimit Beqajn, i cili këto momente i kalon duke luajtur shah. Kujtojmë se Beqaj akuzohet për një sërë veprash penale që lidhen me korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë, shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazisë në tendera, si dhe për episode që po hetohen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Akuzat kanë të bëjnë kryesisht me procedura koncesionare dhe...
Burimi:
top-channel.tv