FOTO/ Zjarr i madh në Lazarat, era favorizoi flakët që rrezikuan banesat! Shkak dyshohet masa në telat elektrikë!

FOTO/ Zjarr i madh në Lazarat, era favorizoi flakët që rrezikuan banesat! Shkak dyshohet masa në telat elektrikë!

Një vatër e madhe zjarri është raportuar sot në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër. Për pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe toke me shkurre dhe bar, por flakët ishin shumë pranë banesave. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i shërbimit zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, ku ka konstatuar se zjarri, i favorizuar nga era, rrezikonte përhapjen në drejtim të banesave të banorëve. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e banesave. Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk pati dëme...