Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Foto/ Tentoi të shmangte aksidentin e mundshëm, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në Gjirokastër
Një maune është përmbysur duke shkaktuar aksident në afërsi të tunelit të Skërficës, në pjesën e Delvinës, në aksin Gjirokastër–Delvinë. Shkak ka qenë prezenca e naftës në rrugë. Duket se shoferi i maunes me targa AA 172 GI ka manovruar në kohë, duke mos krijuar përplasje me automjetet përpara. Menjëherë kanë shkuar Policia Rrugore dhe zjarrfikëset. Nuk raportohen probleme shëndetësore serioze për shoferin e maunes, përveçse dëme materiale. Top Channel