FOTO – Rektori Gjuraj dhe rektori Božović takim në Podgoricë për forcim bashkëpunimi ndërinstitucional
Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, zhvilloi një takim zyrtar me Prof. Dr. Vladimir Božović, Rektor i Universitetit të Malit të Zi, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.Gjatë takimit, dy rektorët vlerësuan bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm mes dy universiteteve, të mbështetur në marrëveshjen zyrtare të bashkëpunimit, të nënshkruar që në vitin 2018, pa afat kohor. U theksua rëndësia e rezultateve të arritura në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe mobilitetet akademike.Një vëmendje e veçantë iu kushtua zgjerimit të bashkëpunimit rajonal, si element kyç për forcimin e lidhjeve akademike dhe shkëmbimin e përvojave mes universiteteve të rajonit. Po ashtu, dy rektorët ranë dakord për amendimin e marrëveshjes ekzistuese, në frymën e zhvillimeve të reja në arsimin e lartë, duke...
Burimi:
sarandanews.com