FOTO/ Përfundon pas 5 orësh mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së, Rama largohet nga Pallati i Brigadave

FOTO/ Përfundon pas 5 orësh mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së, Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit. Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes është larguar nga Pallati i Brigadave. Mes shumë diskutimesh, Rama në mbledhje foli lidhur me investimin në Zvërnec. Ai tha se çështja mori përmasa ndërkombëtare në një kohë shumë të shkurtër, duke theksuar se shumë njerëz që nuk e njihnin zonën apo projektin, krijuan qëndrime të forta mbi të. Sipas Ramës, reagimet ndaj projektit nuk u bazuan në analiza të detajuara, por u ndikuan nga emocione, perceptime dhe debate ideologjike që shkojnë përtej kufijve të Shqipërisë. Rama iu përgjigj gjithashtu zërave kritikë duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë. Sipas tij, procesi i integrimit përfshin të gjitha çështjet që qytetarët po ngrihen...