Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë–Ersekë, plagoset çift i të rinjve, ja gjendja e tyre shëndetësore
Një aksident dramatik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në tokë bujqësore. Brenda mjetit kanë qenë dy persona, një djalë e një vajzë, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore. Nga bluzat e bardha në vendngjarje mësohet se çifti ka pësuar tronditje dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën apo dëmtime në trup. Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.