Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
FOTO/ Blendi Gonxhja harron për disa orë akuzat e SPAK për zyrtarët e majtë, troket gotat e verës me stafin dhe publikon fotot e festës me balerina
Ditët e fundit të çdo fund viti kanë shërbyer për administratën për të kaluar disa momente feste, të shoqëruara me ushqim tradicional, por edhe një gotë verë. Por këtë vit maxhoranca socialiste duket se e ka ndryshuar këtë traditë kur të paktën publikisht nuk ka ndarë organizime të tilla. E vendosur në qendër te kritikave pas hetimeve të SPAK-ut ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku apo arrestimeve te AKSHI, trokitja e gotave të fundvitit ka munguar. I vetmi që ka prishur këtë rregull ka qenë Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhnja, i cili ka organizuar një festë me stafin e dikasterit që drejton, madje e ka publikuar atë edhe në faqen e tij në Facebook. “Asgjë nuk arrihet pa ata! Ekipi i MTKS, heronjtë e heshtur pas kuintave,...