FOTO/ Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, dalin pamjet, si ndodhi përplasja e betonierës me Audi-n

FOTO/ Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, dalin pamjet, si ndodhi përplasja e betonierës me Audi-n

Këto që shihni në foto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër. Nga pamjet e siguruara nga mediat duket mjeti tip ‘Audi’ i bërë copash, pasi u përplas me betonieren. Betonierja më pas ka rënë nga lartësia, duke i marrë jetën drejtuesit të tonazhit të rëndë. Shoferi i mjetit ‘Audi’ ndodhet në spital në gjendje stabile, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota.