Fondet e Bashkimit Evropian në Shqipëri nën vëzhgim, Shabani takim me Avokaten e Popullit të BE: Standardet e transparencës të arrihen tani
Avokati i Popullit të Shqipërisë dhe Presidenti i Rrjetit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), Endrit Shabani, zhvilloi një takim zyrtar me Avokaten e Popullit të Bashkimit Evropian, znj. Teresa Anjinho. Takimi u fokusua në mbikëqyrjen e institucioneve, transparencën e fondeve europiane dhe përafrimin e standardeve të llogaridhënies publike.Znj. Anjinho ka marrë drejtimin e institucionit europian pas një karriere të gjatë në jetën publike dhe legjislative. Ajo ka shërbyer më herët si deputete dhe Sekretare Shteti në Portugali, si dhe anëtare e Komitetit Mbikëqyrës të OLAF (Zyra Europiane Kundër Mashtrimit). Ky profil informativ vlen si një mesazh i qartë për komunitetin ndërkombëtar: eksperienca e formuar në angazhimet e larta shtetërore shërben sot si një aset dhe garanci për të ushtruar mbikëqyrje me pavarësi dhe...
Burimi:
top-channel.tv