Foltorja e opozitës/ “14 herë më e ndotur”, Këlliçi ngre shqetësimin: Njësia 5 prin në të gjitha drejtimet për keq!

Foltorja e opozitës/ “14 herë më e ndotur”, Këlliçi ngre shqetësimin: Njësia 5 prin në të gjitha drejtimet për keq!

Partia Demokratike më në krye Sali Berishën po zhvillon foltoren e radhës në Tiranë në njësinë numër 5. Gjatë fjalës së tij deputeti Belind Këlliçi deklaroi se ndonëse njësia 5 është një nga më të mëdhatë në Tiranë, ka një sërë problematikash duke nisur nga mungesa e kopshteve, çerdheve, ndotjes etj. Këlliçi theksoi se kjo zonë është 14 herë më e ndotur dhe prin në të gjitha drejtimet për keq. Deputeti u bëri thirrje qytetarëve të dalin të protestojnë me 8 maj për këto problematika. “Një njësi që vuan për kopshte dhe çerdhe, ka kaluar nivelin e ndotjes 14 herë mbi normën e pranuar nga Bashkia e Tiranës. Një njësi që ndodhet në zemër të kryeqytetit, por sa i përket pastrimit të parave, prin në...