FNSH e ruante në Fier, por 41-vjeçari përfundon në Greqi dhe shkëmben zjarr me policinë. Çfarë ndodhi sot në Athinë?

FNSH e ruante në Fier, por 41-vjeçari përfundon në Greqi dhe shkëmben zjarr me policinë. Çfarë ndodhi sot në Athinë?

Në orët e para të së shtunës, një 41-vjeçar shqiptar u përfshi në shkëmbim zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimano, Athinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, kur efektivët e stacionit të Pireut tentuan ta kontrollonin atë jashtë një dyqani. Shtetasi, i identifikuar si Alesio Xhelo, i njohur në Greqi si “Titi”, u përpoq të arratisej dhe qëlloi me armë një efektiv policie. Policët reaguan menjëherë, duke përdorur armët e shërbimit dhe plagosën Xhelon, i cili u transportua në spitalin “Attikon”. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan 3 armë zjarri dhe 6 granata. Xhelo është nga Fieri dhe ka një histori kriminale të rëndë. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në Greqi për vrasje, rrëmbim personi dhe shkëmbime zjarri me policinë, dhe më...