Floresha Prengu tre muaj e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i shqiptares në Itali

Floresha Prengu tre muaj e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i shqiptares në Itali

floresha prengu ITALI-Është gjetur trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare dhe banuese në Trento, e cila ishte raportuar e zhdukur më 22 tetor. Sipas mediave italiane, trupi i Floresha Prengut është gjetur në fillim të kësaj jave, rreth 40 kilometra larg qytetit të Trentos. Pas verifikimeve, familja konfirmoi se bëhej fjalë për 35-vjeçaren, për të cilën për më shumë se dy muaj kishte shpresë për një fund tjetër. Floresha Prengu, 35 vjeçe, doli nga banesa e saj në mëngjesin e 22 tetorit për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në shtëpi, ku e prisnin bashkëshorti dhe dy vajzat e saj të vogla. Sipas mediave italiane, ajo pritej të kthehej në orën 17:00, por nuk u shfaq kurrë. Bashkëshorti, i...