Flakë pranë bazës së Pashalimanit, era e fortë përhap zjarrin në Orikum
Një zjarr i madh ka përfshirë Orikum, pranë Baza e Pashalimanit, duke djegur shkurre dhe pemë në një nga zonat më të ndjeshme të bregdetit shqiptar. Ky nuk është zjarr aksidental. Ky është një zjarr i vënë me qëllim, për një arsye të vetme: ta kthejnë tokën në truall ndërtimi. E njëjta skemë kriminale, e përsëritur prej vitesh në të gjithë bregdetin: digjet natyra sot, ndërtohet betoni nesër. Kjo është kriminale, është krim mjedisor, është krim kundër interesit publik. Era e fortë po e përhap kudo zjarrin.
Burimi:
kohajone.com