Flakadanë dhe molotovë, plagosen dy efektivë të Shqiponjave nisen drejt Spitalit Ushtarak

Flakadanë dhe molotovë, plagosen dy efektivë të Shqiponjave nisen drejt Spitalit Ushtarak

Foto nga protesta TIRANË- Gjatë protestës së Partisë Demokratike, dy efektivë të Forcës “Shqiponja” janë plagosur si pasojë e hedhjes së molotovëve nga protestuesit drejt turmës së policëve në rrugën e Elbasanit. Të dy efektivët janë transportuar menjëherë drejt Spitali Ushtarak, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë që protesta vazhdon dhe qytetarët po marshojnë në pikat kryesore në kryeqytet./ ZËRI