“Fireworks”/ Tregtonin pa autorizim fishekzjarrë, shkon në shtatë numri i të arrestuarve në Tiranë

“Fireworks”/ Tregtonin pa autorizim fishekzjarrë, shkon në shtatë numri i të arrestuarve në Tiranë

Shkon në shtatë numri i të arrestuarve në lidhje me tregtimin e lëndëve piroteknike në Tiranë. Këtë të premte janë arrestuar tre pronarët e subjekteve që tregtonin fishekzjarrë. Njoftimi: DVP Tiranë/Vijon plani i posaçëm operacional i koduar “Fireworks”, për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike, nga subjekte të paautorizuara, në prag të festave të fundvitit. Konstatohet se në 3 markete, në Kombinat, në Kamzë dhe në Krujë, mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi fishekzjarresh dhe kapsollash, me qëllim shitjen. Gjatë kontrolleve, u konstatua gjithashtu një automjet, brenda të cilit u gjetën sasi fishekzjarresh, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, si dhe shpallet në kërkim porositësi i tyre. Arrestohen 3 pronarët e subjekteve dhe sekuestrohen kuti me lëndë piroteknike. ✅ Shkon në...