“Fireworks” në Tiranë/ Tregtonte lëndë piroteknike, policia “i fik” planin 22-vjeçarit (VIDEO)

“Fireworks” në Tiranë/ Tregtonte lëndë piroteknike, policia “i fik” planin 22-vjeçarit (VIDEO)

fishekzjarret e sekuestruar TIRANË- Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi u kap duke transportuar pako me fishekzjarre dhe kapsolla, në kundërshtim me ligjin. I riu u kap në bulevardin “Bajram Curri”, teksa gjatë kontrollit u gjetën pako me lëndë piroteknike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Pas ndalimit, u kontatua se 22-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për këto mallra. Njoftimi i policisë: Në vijim të zbatimit të planit të masave, të hartuar në prag të festave të fundvitit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit ose transportimit të lëndëve piroteknike, me qëllim shitjen e kundërligjshme, si pasojë, të rrezikshme të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bulevardin “Bajram Curri”, ndaluan për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi S. M., 22 vjeç....