Fillimi i ndryshimit
Nga Evarist Beqiri Parlamenti Europian nuk pyeti çfarë thotë gjyslykëkuq pelevrekziu. Pyeti çfarë thotë ligji. Pyeti çfarë thonë faktet. PE votoi. 483 pro, 103 kundër. Lajmi nuk janë numrat. Lajmi është teksti. Rezoluta citon: moratorium i menjëhershëm për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura. Shfuqizim i ndryshimeve që hapën rrugën e betonizimit në Vjosë-Nartë. Pikërisht atë që kërkojnë protestuesit, prej javësh, në rrugët e Tiranës. Gjyslykëkuqi e lexoi të njëjtin dokument dhe pa diçka tjetër. Tha se PE “ndau shapin nga sheqeri.” Tha se amendamenti u rrëzua. Ai po përpiqet që të gatuaj çorbën e rradhës. Por amendamenti i rrëzuar ishte ai që përmendte një emër. Jo ai që përmban kërkesën. Parlamenti Europian nuk i paraqiti protestat si manipulim. Nuk i paraqiti si destabilizim....
Burimi:
ntv.al