Fiks Fare/ Gjonbabas me rrjet elektrik të paprekur që nga elektrifikimi i vendit, pa rrugë e të harruar
Banorët e fshatit Gjonbabas, Njësia Administrative Lekas, Korçë denoncuan në emisionin Fiks Fare problematika serioze me energjinë elektrike dhe infrastrukturën rrugore, duke ngritur shqetësime për luhatje të tensionit, rrjet elektrik të amortizuar dhe rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e tyre. Ekipi i Fiks Fare u nis drejt Gjonbabës, rreth 5 orë larg Tiranës, ku që në hyrje të fshatit bie në sy rruga e amortizuar, e cila e vështirëson ndjeshëm lëvizjen dhe e bën zonën edhe më të izoluar. Por problematikat nuk mbarojnë meinfrastrukturën rrugore. Banorët ankohen se, edhe pse kanë energji elektrike, tensioni është me luhatje të vazhdueshme, duke dëmtuar pajisjet shtëpiake dhe duke rrezikuar sigurinë e tyre. Në këtë fshat, rrjeti elektrik nuk ka parë asnjë ndërhyrje që prej kohës së elektrifikimit të...
Burimi:
top-channel.tv