Fiks Fare/ “Fitova tenderin e telefonave në Top Channel”, vijon saga e mashtrimeve të Elton Tozajt me bizneset dhe qytetarët

Fiks Fare/ “Fitova tenderin e telefonave në Top Channel”, vijon saga e mashtrimeve të Elton Tozajt me bizneset dhe qytetarët

Fiks Fare vijoi të publikojë denoncimet e radhës të bizneseve dhe qytetarëve të ndryshëm ndaj Elton Tozajt, një ish-banor i Big Brother Albania, i cili u mori para dhe telefona, duke u hequr si punonjës i brendshëm i televizionit Top Channel. Emisioni investigativ faktoi me zë, figurë, por edhe dokumente, se ky person ka mashtruar disa persona të tjerë, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke pretenduar se “njeh pronarët e televizionit”. Në këto biseda, Tozaj thotë se “ka fituar një tender për telefona në Top Channel” dhe u kërkon mostra bizneseve dhe qytetarëve. Një mashtrim i pastër, pasi televizioni kombëtar nuk ka bërë asnjë tender të tillë, aq më tepër të shpallë fitues këtë individ. Disa ditë më parë, Fiks Fare dokumentoi dy raste...