Festë me kokainë e ekstazi, policia bastis clubet e natës, punonjësit dhe administratorët shpërndanin drogë
Gjykata e Tiranës lëshoi 11 masa sigurie për administratorë e punonjës të lokaleve të natës në Tiranë që operojnë kryesisht në zonën e ish-Bllokut të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike brenda ambientit. 9 persona janë arrestuar, 2 prej tyre më parë ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim. Njëri prej personave të arrestuar kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë gjithë kohës që janë zhvilluar hetimet, policia ka gjetur në clube dhe ka sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë. “Tiranë Finalizohet, pas disa muajsh hetimesh me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Night Clubs”. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 11 shtetas, punonjës ose...
Burimi:
sot.com.al