Festat e fundvitit/ OSHEE: Janë marrë masa! 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë

Festat e fundvitit/ OSHEE: Janë marrë masa! 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë

Enea Karakaçi TIRANË- Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin. Deklarata e plotë: Jemi mbledhur sot këtu bashkë me administratorin e OSSH për planin e masave që kemi marrë për fundvit. Dua të theksoj së pari 2-3 elementë të rëndësishëm. E kemi mbyllur vitin 2025 me një rezultat shumë të mirë si nga pikëpamja financiare dhe teknike. Kemi vazhduar me uljen e humbjeve me 1 përqind në krahasim me vitin e shkuar dhe parashikojmë që vitin 2025 ta mbyllim brenda targetit të vendosur nga MIE,...