Fatos Lubonja: Edi Rama është i rrezikshëm për vendin, politikën dhe për veten

Fatos Lubonja: Edi Rama është i rrezikshëm për vendin, politikën dhe për veten

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar menjëherë pas akuzave të Edi Ramës. Lubonja deklaroi se tentativa e kryeministrit për ta bërë atë si “persekutor” është e dobët dhe e çalët, pasi  Rama ka në dorë të gjitha pushtetet, ndërkohë që ai ka vetëm pushtetin e fjalës së lirë. Lubonja theksoi se ia ka bërë të qartë Ramës kur ai sapo ishte bërë kryetar bashkie i Tiranës, se ishte i rrezikshëm për politikën, vendin dhe veten e tij. “Kjo akuza për të më bërë mua persekutor si ata të së kaluarës është e dobët dhe çalon shumë sepse ata ishin njerëz që kishin pushtet, policinë e sigurimin dhe ne ishim të dobët e të pafuqishëm. Ndërkohë që sot është e kundërta, pushtetin e  ka ky zotëria. Ka...