Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Në një intervistë  Fatbardh Kadilli analizoi situatën e Partisë Demokratike pas 13 humbjeve radhazi dhe protestave të saj opozitare. Ai e përshkroi situatën politike si “jo fort të ndezur” dhe kritikoi strategjitë e PD-së, duke theksuar se protesta e fundit nuk arriti të mobilizojë as anëtarët e partisë, as qytetarët që kërkojnë një zgjidhje reale. Kadilli foli qartë për rolin dhe natyrën e protestave politike: “Protesta është një gjuhë politike. Unë gjithmonë e kam parë protestën si një mjet për të komunikuar politikisht. Kur protesta lind nga një forcë politike, nuk është e njëjta gjuhë si një protestë qytetare, që lind nga nevoja për të ndryshuar politikën ose qeverinë. Një protestë politike është mënyra që një forcë ka zgjedhur për të komunikuar me të vetët,...