Falsifikuan dokumentet për të marrë pronën 26 vite më parë, nis hetimi për dy persona në Lezhë
Dy persona janë vënë nën hetim nga autoritetet në Lezhë, pas një kallëzimi për falsifikim dokumentesh pronësie të ndodhur vite më parë. Sipas Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 70 vjeç dhe Sh. G., 53 vjeç. Procedimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga shtetasit F. D., 53 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të cilët pretendojnë se në vitin 2000 u është falsifikuar, kundrejt pagesës, një akt për marrje toke në pronësi. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për verifikimin e plotë të kallëzimit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv