Falsifikuan dokumentet për përfitim prone në Mëzez, dy të arrestuar. Pezullohen 3 punonjës të Kadastrës

Falsifikuan dokumentet për përfitim prone në Mëzez, dy të arrestuar. Pezullohen 3 punonjës të Kadastrës

Pesë persona janë vënë nën masa sigurie nga autoritetet, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë falsifikimi dokumentesh dhe shpërdorimi detyre që lidhet me përfitimin e paligjshëm të një pasurie toke në fshatin Mëzez. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 03.03.2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas, si vijon: -“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin D. B., 45 vjeç; -“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin I. Ç., 59 vjeç; -“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,...