Evis Berberi mbetet në burg! Kushtetuesja i rrëzon edhe kërkesën për provat nga telefoni celular
ervis berberi TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH), Ervis Berberi, për zbutjen e masës "arrest me burg". Sakaq, ish-vartësi i ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, Evis Berberi do të vijojë të qëndrojë në burg. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë në konsideratë pretendimet e tjera të Berberit, lidhur me papërdorshmërinë e provave nga celulari i tij, si të paligjshme. Për këtë çështje, Berberi duhet t'i drejtohet fillimisht Gjykatës së Shkallës së Parë dhe pas mund t’i drejtohet Kushtetueses. Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me tendera. Materialet e gjetura në telefonin e tij çuan Prokurorinë edhe te ish zv kryeministrja Belinda Balluku, e cila tashmë është...
Burimi:
zeri.ai