Eventi “Morricone ishte im atë” në Tiranë, prezent edhe kryeministri Rama: E jashtëzakonshme, ka veçanti për Ditën e Europës
Është mbajtur sot në Sheshin Italia në Tiranë, eventi për Ditën e Europës. Artisti italian Andrea Morricone, i biri i kompozitorit të njohur të ndjerë, Ennio Morricone, drejtoi performancën që bashkon muzikën dhe që sjell emocionin dhe trashëgiminë artistike të një prej kompozitorëve më të mëdhenj të kinemasë botërore. Prezent në këtë event ishte edhe kryeministri Edi Rama, ku në një reagim në rrjetet sociale, e ka cilësuar eventin si diçka të jashtëzakonshme dhe që ka edhe një veçanti për Ditën e Europës, bashkëpunimin. “Morricone ishte im atë”, nën drejtimin e Andrea Morricone, që sjell të gjallë kujtimin e babait në një mbrëmje që bashkon muzikën, emocionin dhe trashëgiminë artistike të një prej kompozitorëve më të mëdhenj të kinemasë botërore”, shkruan Rama. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv