Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras
Janë evakuuar të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujrave në fshatin Ferras, pasi ujrat e Vjosës kanë kaluar argjinaturën e Ferrasit. Kështu është shprehur në prononcimin për mediat zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet në Ferras duke monitoruar nga afër situatën. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka theksuar se prurjet e orëve të fundit kanë qënë të atilla që kanë tejkaluar majën e argjinaturës, por ajo është ende e qëndrueshme. Ndërsa për kryebashkiakun Subashi, sipas matjeve që janë bërë në fshatin Kashisht, brenda një ore niveli i ujit ka rënë 15 cm, çka pritet të reflektohet edhe në Ferras pas 2-3 orësh.