”Europa fillon këtu”, ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Prideni nisën këtë të premte një cikël bashkëbisedimesh me fokus Evropën, me studentë dhe pedagogë të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë. Fokusi i këtij turi që do të vijojë në të gjithë Shqipërinë është dialogu për procesin e integrimit dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane nën titullin: “BE dhe Ti-Evropa fillon këtu”. Hoxha tha se ky lloj dialogu ka një rëndësi të veçantë sepse teksa takimet zhvillohen më së shumti në Bruksel, reformat realizohen këtu, në Shqipëri. ”Monitorimi kryhet atje, por ndikimi ndihet këtu; disa nga vendimet më të rëndësishme merren atje, por rezultatet mbeten këtu, tek qytetarët tanë”, tha Ministri i Jashtëm. Ministri i...
Burimi:
kohajone.com