“Është kthyer dy herë projekti se kishte marinë”, Rama për projektin në Zvërnec: Është e shkruar që s’preket Laguna, ndërtim vetëm në prona me tituj pronësie
Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti për zhvillimin në Zvërnec është rikthyer dy herë për rishikim, pasi versionet e mëparshme parashikonin ndërtimin e një marine, e cila është hequr nga plani final. Ai theksoi se në dokumentet është e përcaktuar qartë se Laguna nuk do të preket dhe se çdo zhvillim do të lejohet vetëm në prona që disponojnë tituj të rregullt pronësie. Edi Rama: Kompania që ka marrë përsipër të ngrejë gardhin do të marrë një gjobë të majme dhe do të paguajë për atë dhunën dhe nuk do të punojë më në territorin e Shqipërisë. Ka ardhur ajo zonja në Vlorë, ka ardhur me të gjithë grupin e arkitektëve, inxhinierëve dhe kanë bërë gjysmë dite dëgjesë me profesorë të etnologjisë, të gjeodezisë, historisë...
Burimi:
top-channel.tv