Ervin Salianji i bashkohet protestës, takohet me mbështetësit

Ervin Salianji i bashkohet protestës, takohet me mbështetësit

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë. Një ditë më parë Salianji bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm. Ai ka deklaruar vazhdimisht se opozita duhet të radikalizojë aksionin politik pas skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë dhe segmenteve të saj, ndërsa ka theksuar se PD po vuan nga mungesa e aktivizmit dhe forca reaguese.