Erion Veliaj “mesazh” të fortë nga qelia klanit “Balluku”, rikthen në detyrë Alban Dokushin që e shkarkuan Ristani…
Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dërguar një “mesazh” të fortë ish-zv/kryeministres Belinda Balluku dhe të “besuarës” së saj në krye të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Kryebashkiaku ka firmosur rikthimin e Alban Dokushit në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë. Firma erdhi pas vendimit të formës së prerë të gjykatës, e cila rrëzoi shkarkimin e tij nga Anuela Ristani. Në mars të vitit 2025, pas disa përplasjeve mes Ramës (Ballukut) dhe Veliajt mbi delegimin e kompetencave, sapo Anuela Ristani rimori postin e kryetares së komanduar, shkarkoi nënkryetaren Sara Goxhaj, e cila, sipas një urdhri fillestar të Veliajt, por që u tërhoq më pas, do të merrte kompetencat e kryetarit. Si edhe shkarkoi Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi. Me këto dy lëvizje, Rama...
Burimi:
sot.com.al