Erion Braçe: Si, si do ta rrisi çmimin e naftës ky karteli shqiptarë i hidrokarbureve?!

Erion Braçe: Si, si do ta rrisi çmimin e naftës ky karteli shqiptarë i hidrokarbureve?!

Nga Erion Braçe- SI, SI DO TA RRISNI ÇMIMIN E NAFTËS? Karteli i hidrokarbureve, që në praktikë vepron si një shoqatë e koordinuar tregtarësh, paska thënë se do ta rrisë çmimin me 20 lekë brenda 48 orëve dhe deri në 40 lekë për litër në vijim. Arsyeja e tyre? Bursa. Kur i toleron, këta i bëjnë të gjitha. Madje të marrin edhe për budalla. Çmimi i naftës sot në pompë është 173 lekë për litër. Është i tillë prej një viti dhe nuk ka lëvizur as edhe një ditë të vetme. Ndërkohë, bursa ndërkombëtare ka ndryshuar, dollari dhe euro janë luhatur, por çmimi në vend ka mbetur i njëjtë. Zero. Asnjë qindarkë ndryshim. Tani çmimi do të ndryshojë brenda 48 orëve për shkak të “luftës”?...