Erion Braçe: Në orën 3 të natës parlamenti votoi një marrëzi, arrestohesh nëse parkon dysh në rrugë!

Erion Braçe: Në orën 3 të natës parlamenti votoi një marrëzi, arrestohesh nëse parkon dysh në rrugë!

Nga Erion Braçe- Sot, në orën 3:00 të mëngjesit, KUVENDI – maxhoranca ku unë bëj pjesë – MIRATOI ndryshimet në KODIN PENAL. Një pjesë erdhën si detyrime nga procesi i integrimit në BE, një pjesë si problematika kombëtare: zaptimi i hapësirës publike e private, ndërtimet e paligjshme, zjarrvënia e qëllimshme. Mes tyre edhe KRIMINALIZIMI I PARKIMIT DYSH, kur pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike! UNË VOTOVA NDRYSHIMET NË KODIN PENAL, POR JO NENIN QË KRIMINALIZON PARKIMIN DYSH! Ai nen është qesharak dhe produkt i njerëzve që përtojnë të mendojnë. Ju kam treguar sot raste të parkimit të paligjshëm, shumë më të rënda se parkimi dysh, që bllokojnë lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, deri në korsi të dedikuara për lëvizjen e tyre, por që...